Një nënë e 16 fëmijëve ka zbuluar se si ajo gjen kohë për veten në sajë të një orari të rreptë pune, duke bërë që fëmijët e saj ta ndihmojnë edhe me gatim, pastrim dhe lavanderi.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Lyette Reback, 44 vjeçe, e cila ka 10 vajza dhe gjashtë djem në mes të moshës dy dhe 22 vjeç, bashkë me bashkëshortin e saj, agjentin e pasurive, David Reback, 49 vjeç.
Ajo thuhet se lindi fëmijën e saj të parë Daly Kay, 21 vjeçe dhe vazhdoi të kishte 11 fëmijë biologjikë dhe katër fëmijë të adoptuar.
Ata janë vajza Ryli, 20, Bliss, 19, Kemper, 17, Glory, 15, Trinity, 13, Liberty, 11, Sojourner, tetë, Victory, gjashtë dhe Verity, katër, dhe djemtë Courson, 12, Judson, 10, Shepherd, tetë dhe Stonde, pesë.
Kjo do të thotë që Lyette ka kaluar shtatë vite të jetës së saj shtatzënë.
Dhe supermamaja, e cila ka shkruar një libër rreth prindërimit, ende ka kohë për të punuar dhe për të shkuar në darkë me miqtë, pas një orari të caktuar të punëve.
Lyette, nga North Palm Beach, Florida, tha: “Po të kisha menduar atëherë se deri në moshën 40 vjeçe do të kisha 16 fëmijë unë do të kisha menduar se ishte diçka e çmendur”.
“Megjithatë, Davidi dhe unë u bekuam që të jemi në gjendje të kemi fëmijë dhe vërtet, me të vërtetë besojmë se rritja e fëmijëve është një mundësi e pabesueshme për të bërë diçka të mahnitshme në botë”.
“Kuptoj plotësisht se kemi zgjedhur të bëjmë jetën ndryshe nga shumica, por funksionon për ne”.
“Unë zgjohem çdo mëngjes dhe mendoj: Nuk mund ta besoj. Rritja e fëmijëve është puna më e mirë në botë”.
Lyette fillon çdo ditë në orën 5:30 duke thënë një lutje dhe duke shkruar një listë të detyrave të shtëpisë të fëmijëve, të cilët mësojnë matematikë, shkencë, gjuhë, histori dhe art”. /Telegrafi/