Joni Peçi "thumbon" këngëtaret: Nëse do kishin punë në profesionin e tyre s'do merreshin me dyqane

E publikuar: 09/04/2018 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë herë Joni Peçi ka qenë i ftuar në emisionin “Siluetë” të gazetares Gerta Gixhari dhe është shprehur rreth faktit që shumë këngëtare kohët e fundit i janë dedikuar biznesit të rrobave.  

“Të hapësh një dyqan rrobash është bërë formë mbijetese. Nëse këta persona do të kishin punë konkrete në profesionet e tyre s’do merreshin me dyqane”, -ka thënë Joni. 

Gjithashtu ai ka theksuar se nuk i sheh si konkurrencë këto biznese duke thënë se këta personazhe nuk i krijojnë vetë veshjet, por i marrin nga vende të tjera.