Anija cisternë 225 metra e gjatë nuk arrin të ndalet, shkatërron vilën nën urën e Bosforit në Stamboll (Foto/Video)

E publikuar: 09/04/2018 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur anija cisternë 225 metra e gjatë shkatërron një vilë të ndërtuar në shekullin e 18-të, e cila kishte vlerë të madhe kulturore.

Anija e cila në maje të saj kishte flamurin e Maltës, po transportonte derivate nga Rusia në Arabinë Saudite, kur për shkak të një defekti teknike nuk arriti të ndalet dhe u përplas në vilën “historike” nën urën e Bosforit në Stamboll, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet momenti kur anija godet vilën e Hekimbasi Salih Efenti në pjesën lindore të bregut nën urën Bosfor.

Kjo ngjarje e pazakontë është filmuar nga kënde të ndryshme, që më vonë janë publikuar dhe shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.

Gjithashtu shfaqet edhe momenti, kur njerëzit vrapojnë si të çmendur për ta shpëtuar kokën derisa anija i afrohej vilës. Sipas mediave turke anija po transportonte rreth 62 tonë derivate. /Telegrafi/