Këngëtarja shqiptare ,e cila në këtë edicion të Eurozion do të përfaqësojë Qipron është shprehur gjatë një interviste në Greqi se viziton shpesh Shqipërinë. Gjithashtu Eleni ka theksuar thotë se arsyeja përse udhëton shpesh drejt vendlindjes, janë gjyshërit e saj të cilët ndodhen në Shqipëri.
Çfarë kujtimesh ke nga Shqipëria edhe përse jetove pak vite?
“Nuk harrohen. Ato përvoja më kanë bërë kjo që jam sot. Të them të vërtetën, kam vetëm kujtime të mira. Ne jemi katër motra e vëllezër. Familje e madhe. Më kujtohen vite të bukura, pa gjëra të shëmtuara. Dhe papritur më kujtohet që ndryshon gjithçka. Nisi lufta. Me plumba, me dhunë”, thotë ajo.
E ke vizituar shpesh Shqipërinë?
“Po sigurisht, gjyshja dhe gjyshi jetojnë aty. Shkoj shpesh për t’i parë. Janë shumë të lumtur për mua, krenohen dhe gëzohem me aq sa kam arritur”, është shprehur këngëtarja Eleni Foureira.
Eleni është mjaft e suksesshme në Greqi dhe vetëm pak kohë më parë zbuloi publikisht se është me origjinë shqiptare.

















