Kelmendi Rrëmben Medaljen e Argjendtë

E publikuar: 06/04/2018 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fjolla Kelmendi, xhudistja nga Kosova, arriti deri në finale me sukses, finale kjo e para e karrierës së saj në Grand Prix e zhvilluar në Antalya, shkruan rtv21.tv.

Në finale ajo u përball me një kundërshtare shumë të fuqishme, portugezen Catarina Costa, e cila në sekondat e fundit të ndeshjes e mundi Kelmendin me Ippon.

Finaliste në kategoritë e tyre janë edhe Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

Të dyja do të luftojnë për medaljen e artë.