‘Fshati më i madh në miniaturë’ në shitje për dy milionë euro (Video)

E publikuar: 05/04/2018 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atraksioni i popullarizuar që njihet si ‘fshati më i madh në miniaturë’, është në kërkim të një pronari të ri.

Roadside America që ndodhet në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara, për disa dekada me radhë, ka qenë atraksion i madh turistik – duke dhënë mundësi të shihet si jetonin amerikanët, gjatë disa qindvjeçarëve, transmeton Telegrafi.

Ky punim, tregon jetën që prej fillimeve të jetesës në këtë kontinent, deri në mesin e shekullit XX-të, me berberhane, ujëvara dhe aeroplanë të zhurmshëm.

Maketi i këtij vendbanimi, që zë një hapësirë prej 900 metrash katrorë, është vënë në shitje për dy milionë euro.

Kreatori i ‘fshatit’ ishte Laurence Gieringer, që filloi ta punonte prej vitit 1935 dhe shfaqi para publikut. Por, punimet ndaluan më 1963, kur autori vdiq.

Fillimisht, ai kishte nisur ta punonte në shtëpi dhe vizitorët vetëm shtoheshin – prandaj gjeti një hapësirë më të madhe, ndërsa vazhdoi ta zgjeronte.

Pas vitit 1940, vendbanimi po rritej në masë të madhe, andaj Gieringer nisi të kërkonte një magazine të madhe, për ta vendosur atë.

Megjithëse u zhvendos katër herë, më në fund gjeti një zonë të përshtatshme, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite. Pas vdekjes së tij, maketi ka mbetur i paprekur për më se 50 vjet.

Dolores Heinsohn, mbesa e Gieringer dhe pronarja e tanishme, ka thënë se gjithçka që shihet, prej shtëpive deri te trungjet, i ka punuar vet me dorë gjyshi saj.

“Është një punë e madhe dhe kreative, të cilën e ka bërë gjyshi gjatë jetës, duke përdorur arka druri që përdoren për bartjen e frutave dhe perimeve”, ka thënë Heinsohn.

Ata që kanë mundësinë të hynë brenda, me një shtypje butoni mund t’i aktivizojnë trenat dhe ujëvarat. Për çdo gjysmë ore, gjithçka errësohet dhe nisë një muzikë e qetë, që japë përshtypjen se është bërë natë.

Në videon e postuar më poshtë, keni mundësia të ‘udhëtoni’ me tren, në disa prej zonave. /Telegrafi/