Mjekët i thanë një nëne të dy djemve binjakë nga Kolorado që të provonte fatin e saj në lotari pasi zbuluan se ishte shtatzënë me një grup tjetër të vajzave binjake identike.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Casey Saunders, 27 vjeç, mendonte se mjekja po bënte shaka kur i tha se nëna e dy djemve priste një tjetër dyshe.
Në një rast gati të pamundur, foshnjat ishin zhvilluar brenda placentës së njëjtë, një rast që ndodh vetëm me rreth një për qind të shtatzënisë binjake dhe mund të shkaktonte komplikacione fatale në mitër.
Pasi kaloi dy muajt e fundit të shtatzënisë së saj në spital, derisa mjekët i vëzhguan binjakët, Casey dhe partneri i saj Eugene Goree mirëpritën vajzat e tyre Maya dhe Laia, më 3 dhjetor.
Dhe katër muaj më vonë, Casey ka rrëfyer ngjarjen e saj të rrallë.
Casey, një teknik optometrike, kishte lindur djemtë e saj Hayden dhe Cameron kur ishte 17 vjeçe dhe nëntë vjet më vonë ajo mësoi se ishte përsëri shtatzënë.
“Në rrugë për tek mjeku, dy djemtë diskutonin se kush do ta merrte për ta mbajtur foshnjën së pari”, ka rrëfyer ajo.
“Mendova se mjekja ishte duke u përpjekur të më ngacmonte kur tha se kishte dy rrahje zemre, sepse ajo e dinte se kisha dy djemtë e mi me vete”.
Ai e pa monitorin dhe më tha: “Ndoshta duhet të blesh një tiketë lotarie, sapo të dalësh nga këtu”. /Telegrafi/