Megjithëse e shohim atë miliona herë, shumica e njerëzve nuk janë në dijeni të një forme të përbashkët të shkronjës ‘g’.
Shkronja ‘g’ e vogël përdoret në shumicën e novelave, gazetave dhe mesazheve elektronike, por një studim i ri tregon se një numër i habitshëm i të rriturve që nuk e dinë se si duket saktësisht, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas studiuesve, siç thuhet më tej, fenomeni ka gjasa të ndodhë sepse ne nuk vazhdojmë të shkruajmë “në letër”, pasi kjo është zëvendësuar me shkrimin në pajisjet elektronike – domethënë është diçka që ruhet më vështirë në kujtesë. /Telegrafi/