Zeka: Dëbimi i gylenistëve vepër e Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit

E publikuar: 04/04/2018 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milaim Zeka, deputeti i Nismës, i cili ka akuzuar ashpër presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ministrin e MPJ’së Behgjet Pacollin, tha se arrestimi dhe kidnapimi i gjashtë shtetasve turq, është vepër e këtyre të dyve.
Zeka, gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit ku po flitet për gylenistët e deportuar në Turqi, kërkoi nga deputetët që ta hetojnë veprën penale.

“Hajde ta hetojmë veprën penale që e ka bo Hashim Thaçi me Behgjet Pacollin. Këta kanë bo vepër penale

I kanë çu njerëzit në drejtim të vdekjes’, tha Zeka./Express