Mikullovci: Seanca e Sotme – Shfaqje pa Personazhet Kryesore

E publikuar: 04/04/2018 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adem Mikullovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje mori fjalën gjatë seancës së jashtëzakonshme për deportimin e gjashtë shtetasve turq dhe tha se seanca e ditës së sotme po i përngjan një shfaqjeje ku mungojnë personazhet kryesore.

“Pa personazh kryesor nuk ka shfaqje, unë kam pritë që në seancë do të jenë prezent Presidenti, Kryeministri e Kryetari i Kuvendit, ata gjithmonë po mungojnë”, ka thënë Mikullovci.

Ai shtoi se deputetët me radhë po dalin e po tregojnë se si është shkelë Kushtetuta, po ankohen e po vajtojnë e nuk do të arrijnë asgjë.

“Propozoj që të mos humbim kohë e të përpilojmë një rezolutë dhe t’ia propozojmë qeverisë”, ka përfunduar Mikullovci./kallxo.com/