Kjo “pjeshkë” i iki nga dora bukuroshit Channing Tatum

E publikuar: 04/04/2018 07:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çifti, të dy 37 vjeç, e kanë shpërndarë lajmin nëpërmes një deklarate të tyre nëpër faqet e instagramit të hënën.

Në dhjetor yjet kishin bërë një udhëtim në Meksiko si përpjekje të fundit të tyre për ta shpëtuar martesën.

Të dy kanë një vajzë më emrin Everly e cila mbushi 5 vite më 31 maj.

Channing dhe Jenna për hërë të fundit u shfaqën publikist më 6 nëntor të vitit të kaluar në premierën e filmit “war Dog: A Soldier’s Best Friend”.

Çifti për herë të parë ishin takuar në vitin 2006 gjatë filmit “Step Up” ku ishin martuar tri vite më vonë në Malibu të Kalifornisë.

Në një intervistë të vitit 2014 Channing kishte treguar se ai është bërë i varur nga alkooli, e për këtë pak faj kishte edhe gruaja e tij.

“Ajo solli alkoolin në shtëpinë tonë”, kishte thënë ai.