Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka thënë se ka respekt për Juventusin, duke shtuar se skuadra e tij ka më shumë gjasa të kalojë tutje nëse Cristiano Ronaldo është në formë.
Los Merengues do ta luajnë ndeshjen e parë në Torino, ndërsa takohen me Zonjën e Vjetër menjëherë pas finales ku fituan 4-1.
“Unë mendoj se është një gjë pozitive që kundështarët kanë opinion pozitiv për ne”.
Luka Modric kundër Juventusit . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
“Kjo do të thotë se ata kanë respekt të madh për ne. Ne kemi respekt për Juventusin gjithashtu, ata janë një ekip i madh me lojtarë të mëdhenj. Pra, ka respekt të ndërsjellë”.
Ronaldo ka 18 gola dhe ka dhënë tri asistime në 10 ndeshjet e fundit dhe Modric thotë se me të në fushë gjasat janë më të mëdha.
“Ai ka shumë besim në vetvete. Është e rëndësishme që ta kemi tani në formën që është”.
Modric . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
“Me të në formë kemi më shumë gjasa”.
“Gareth Bale? Ky sezon ka qenë i vështirë për të, për shkak të lëndimeve që po vuan, por tani ai është në gjendje të mirë, ai ka arritur të luajë disa ndeshje në vazhdimësi”.
“Ne e dimë se çfarë mund të presim nga ai në aspektin e paraqitjes, jemi të gjithë të vetëdijshëm për cilësitë e tij të mëdha”, ka thënë Modric në konferencë për shtyp. /Telegrafi/
















