Bonucci i kërkon Milanit të blejë lojtarë ndërkombëtar

E publikuar: 02/04/2018 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, i ka kërkuar bordit të klubit italian të blejnë lojtarë ndërkombëtar.

Kjo sipas italianit do të rriste konkurrencën dhe nivelin në stërvitje.

“Mirabelli and Fassone nuk kanë nevojë për këshilla”.

Përshëndetja e kapitenëve në derbin mes Milanin dhe Juventusit (Foto:Getty Images )

“Nëse do të më duhej të jepja disa, do t’i thosha të blinin lojtarë ndërkombëtar. Duke e bërë këtë niveli në stërvitje do të rritej, është vendimtare”, ka thënë Bonucci për Calciomercato.com.

Qendërmbrojtësi u bë pjesë e kuqezinjve gjatë verës pasi një transferimi 40 milionë eurosh nga Juventusit.

Bonucci fillimisht në San Siro kishte vështirësi të ambientohej, por në javët e fundit ka treguar paraqitje të mira.

Objektivi i Milanit është një vend në Ligën e Kampionëve dhe një fitore e mundshme të mërkurën ndaj Interit, do shtonte mundësitë që kjo të ndodhte. /Telegrafi/