Chelsea 1-3 Tottenham, notat e lojtarëve

E publikuar: 01/04/2018 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tottenham Hotspur ka fituar në udhëtim te Chelsea me rezultat 3-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.

Spurs kanë arritur edhe fitoren e pestë radhazi në kampionatin anglez duke bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa Chelsea mbetet mbrapa në garë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alvaro Morata (30′) për Blutë, ndërsa për Tottenhamin shënuan Christian Eriksen (45′) dhe Dele Alli (62′, 66′).

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht mesfushori anglez, Alli, i cili pas dy golave të vlerësuara u notua me 8.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Chelseat, Willy Caballero që u notua me 5.9. /Telegrafi/  

Chelsea:

Tottenham: