Kidnapimi i gylenistëve lë Kosovën pa liberalizim të vizave

E publikuar: 30/03/2018 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arrestimi dhe deportimi mistik i 6 turqve gylenistë, duket se do të prodhojë shumë efekt në dëm të Kosovës.

Kështu, të paktën, po thonë njohës të integrimeve, të cilët për ngjarjen e djeshme në Kosovë po thonë se do të ketë disa mesazhe nga evropa, shkruan gazetametro.net

Naim Rashiti, drejtori i Grupit Ballkanit të Politikave, ka thënë se kidnapimi i 6 turqve, përveç që është skandal, ai do të rëndoi edhe agjendën për liberalizim të vizave.

“Do t dihet shpejt e lehtë se çka ka ndodhur me rastin e kidnapimit të 6 turqve… Përveç që është një skandal i madh ku një numër eksponentësh janë përfshirë dhe janë korruptuar për të ndihmuar këtë aksion, shteti e rëndoi fort agjendën e liberalizimit të vizave”, ka thënë Rashiti.

Ndërkohë, ai ka thënë se për këtë çështje Kosova do të marrë disa mesazhe nga vendet e BE’së dhe Parlamenti Evropian.

“Vendet e BE-së dhe parlamenti evropian do të ketë së shpejti ca mesazhe për ne…”, ka shtuar Rashiti.

Ndryshe, arrestimi dhe deportimi i turqve gylenistë nxiti shumë reagime në Kosovë. Tre liderët kryesorë janë shprehur se nuk kanë ditur asgjë rreth kësaj ngjarje, ndërkohë që kanë nisur shkarkimet nga pozitat që mendohet të jenë përgjegjëse./Zeri.info/