Porosi nga Serbia: Thaçi e Haradinaj mund ta shohin veriun vetëm nga ndërtesat e larta të jugut

E publikuar: 29/03/2018 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj mund t’i afrohen veriut të Kosovës (Beogradi zyrtar vazhdimisht Republikën e Kosovës e quan Krahina e Kosovës e Metohisë)nëse ngjiten në ndonjë nga ndërtesat në pjesën jugore të Mitrovicës, prej nga më së mirë shihet se si valon flamuri trengjyrësh serb mbi kalanë e Zveçanit, thuhet në njoftimin e sotshëm të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, transmeton Koha.net.

Kjo, sipas kësaj kumtese, është pika prej nga mund t’i afrohen më së shumti veriut të Kosovës, për të cilin kanë nevojë.

“Serbët nuk janë trembur as kur terroristët e Haradinajt e të Thaçit provuan që me tanket dhe transportierët e NATO-s të spekulohen në veri të Mitrovicës, dhe shpresoj se pas rrahjes së njerëzve duarthatë nuk do të kenë filluar të besojnë se janë shumë të forcë dhe se me forcë mund të okupojnë katër komunat në veri të Ibrit”, theksohet në këtë kumtesë të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Përfaqësuesit e Qeverisë dhe të shtetit të Serbisë, kuptohet, do të vazhdojnë të jenë me bashkëkombësit në Kosovë dhe të luftojnë për paqe, por kundër atyre që tani çdo ditë kërcënohen me armë e luftë”, thekson Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën, u arrestua të hënën në Mitrovicë, pasi kishte kaluar kufirin e Kosovës ilegalisht dhe pasi iishte ndaluar hyrja nga MPJ./koha.net/