Fusha sportive, pishina, dhoma luksoze e restorante: Brenda anijes 18 katëshe, ku nuk mungon pothuajse asgjë (Foto)

E publikuar: 29/03/2018 06:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shumë viteve punë të palodhshme, anija gjigante “Symphony of the Seas” është e gatshme për lundrim, dhe gjykuar nga imazhet e publikuara më poshtë, mund të thuhet lirisht se është vendi i përkryer për t’i kaluar pushimet.

Ajo çfarë mund të presin të shohin dhe ta shijojnë në maksimum të gjithë ata që vendosin të udhëtojnë me këtë anije, mund t’i shohin në imazhet e publikuara, transmeton Telegrafi.

“Symphony of the Seas” është i ka plot 18 kate, dhe brenda saj nuk mungon pothuajse asgjë. Përveç qendrave tregtare, dhomave luksoze dhe pamjeve mbresëlënëse nga ballkoni i dhomave, pushuesit mund të shijojnë pije ekzotike në baret ku në vend të kamerierëve shërbejnë robotët.

Por, luksi nuk përfundon më kaq, aty janë të ndërtuara pishinat e shumta me toboganë, hapësirat e modifikuara për alpinistë, fusha të golfit, basketbollit dhe kënde të ndryshme të lodrave.

Të gjithë ata që i kanë xhepat e thellë dhe nuk hezitojnë të shpenzojnë shuma të majme të parave, brenda anijes ekzistojnë kazino të ndryshme si dhe restorante luksoze, ku mund të shijohet një darkë romantike me partnerin.

“Symphony of the Seas” mund të akomodojë 6 mijë pushues, dhe është ndërtues STX në Saint-Nazaire të Francës. /Telegrafi/