Kryeministri Haradinaj në Veri, takohet me përfaqësuesit serb

E publikuar: 28/03/2018 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka qëndruar në Veri të Mitrovicës ku ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit serb.

Burimet e pakonfirmuara të Indeksonline thonë se Haradinaj është takuar me serbët e kësaj ane pas zhvillimeve të fundit. Në mesin e atyre që i takoi Haradinaj ka qenë edhe Milan Radojiçiq, një emër i njohur për serbët e kësaj ane.

Të hënën Njësia Speciale e Policisë së Kosovës arrestoi Shefin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pasi ky i fundit hyri në Kosovë në mënyrë ilegale./Indeksonline/