Kalimtari i paemëruar, ndaloi në një rrugë të Britanisë së Madhe, për t’i dhënë ushqim një dhelpre.
Kjo kafshë e njohur për dinakëri, shfrytëzoi rastin dhe ia vodhi kuletën që e kishte lënë në tokë, derisa provonte ta ushqente, transmeton Telegrafi.
“Të gjitha historitë e tregojnë si dinake, çfarë prisje tjetër”, si dhe “sikur të jetë trajnuar për të vjedhur, nga ndonjë bandë famëkeqe”, ishin dy prej komenteve të shumta.
Mësohet se ai e ka gjetur të nesërmen kuletën, të rrjepur por që nuk mungonte asgjë. /Telegrafi/