Nis zbatimi i taksës për autostradën, protestojnë biznese e qytetarë

E publikuar: 28/03/2018 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Shqipëri ka filluar të zbatohet taksa për autostradën “Rruga e Kombit”.
Klan Kosova ka qëndruar sot në kufirin me Shqipërinë dhe ka intervistuar disa qytetarë të cilët shprehën pakënqaësinë e tyre me shumën e pagesës për çka thanë ishte shumë e madhe, ani pse e pranonin se kjo pagesë bëhet kudo.

Në shumën e madhe që shkon deri në 22.5 euro kanë reaguar dhe protestuar edhe rreth 70 biznese në kufi të cilët kanë shkuar deri në Kukës dhe janë kthyer me kamionët e tyre të zbrazët

Pra ishin rreth 130 kamionë të zbrazët që kanë protestuar të cilët kanë thënë se po e bëjnë si lloj bojkoti me biznesin dhe tregtinë me Shqipërinë.

Ata njoftuan se do ta vazhdojnë protestën edhe ditën e nesërme para ambasadës shqiptare për shkak të çmimit të cilin e kanë konsideruar të lartë dhe të papërballueshëm, njofton Klan Kosova.

Më pas, edhe disa qytetarë kanë shpërndarë fletushka duke paralajmëruar që do të protestojnë ditën e shtunë.