Shkallët elektrike “gëlltisin” një këmbësor në Stamboll (Video)

E publikuar: 28/03/2018 04:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një këmbësor është “gëlltitur” nga shkallët elektrike, ndërsa këtë moment rrëqethës e kanë filmuar kamerat e sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin e metrosë Ayazaga në Stamboll të Turqisë, ku shkallët lëvizëse nuk ishin duke punuar pasi inxhinierët i kishin ndalur për t’i riparuar, transmeton Telegrafi.

Por, ato befasisht filluan vetvetiu të lëvizin, duke bërë që dhjetëra këmbësorë të rrëzohen, derisa disa tjerë po mundoheshin të mbaheshin anash për mos ta pësuar më keq.

Megjithatë, njëri burrë që sipas mediave turke është identifikuar si Mehmet Ali Erik, përfundoi nën shkallët të cilat u hapën dhe e “gëlltitën”.

Dëshmitarët e rastit menjëherë kishin vrapuar për ta ndihmuar Erikun, i cili për plot një orë kishte mbetur i ngujuar brenda shkallëve elektrike.

Ai është shpëtuar nga ekipet e zjarrfikësve, i cili më pas u dërgua me urgjencë me autoambulancë në spital. /Telegrafi/