Gjyshja nga ‘liga parë e basketbollit’, shënoi 100 kosha brenda një minute (Video)

E publikuar: 27/03/2018 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të pranishmit në një kënd lojërash në Calamba të Filipineve, mbetën të habitur nga shënimet që i bëri një grua e njohur si Flordelizaa.

Gjyshja 59-vjeçare, gjuajti 100 herë duke dhënë po aq kosha, pa gabuar asnjëherë, transmeton Telegrafi.

“Qenka një gjyshe nga liga e parë e basketbollit, ndoshta edhe në parket është po aq e mirë”, ishte një prej komenteve të shumtë.

Kjo lojë automatike, është mjaftë e vështirë të realizohet. Madje, lojtarët me përvojë, vështirë se kanë sukses në mbi gjysmë e hedhjeve. /Telegrafi/