Studentja Jasmin, 26-vjeçe, nga Londra, e cila ka vendosur ta nxjerr në shitje virgjërinë kush ofron më shumë para, ka pranuar një ofertë të majme që këtë ta bëjë për 1.2 milion euro.
Gjatë vitit të kaluar Jasmin fitoi vëmendjen e të opinionit, pasi vendosi ta shet virgjërinë kurse nga paratë e fituara të hap një biznes, transmeton Telegrafi.
Kompania “Cinderella Escorts” me seli në Gjermani ka konfirmuar se “fituesi fatlum” është një aktor holivudian nga Los Angeles, i cili ka arritur të ofroj më shumë para sesa biznesmeni nga Munihu dhe një futbollist nga Manchester United.
Takimi mes Jasmin dhe aktorit pritet të ndodh në një hotel në Gjermani gjatë muajit të ardhshëm.
Jasmin që nuk ka dashur të zbulojë mbiemrin, ka deklaruar se kishte shkuar në darkë me tre “ofertuesit”, dhe se nga këto takime ka fituar përvojë interesante.
Gjatë një interviste dhënë për Daily Mail, ajo ka pranuar se si prindërit e kanë përkrahur që nga fillimi i iniciativës së saj.
“I kam 26 vite dhe jam mjaftueshëm e pjekur që të vendosi çfarë të bëjë me trupin tim. E kam takuar aktorin dhe më duhet të pranoj se jam adhuruese e tij e flaktë dhe ky fakt më bën më shumë të emocionuar. Por, ndoshta gjithçka do të ndryshojë kur të takohemi në hotel”, ka shtuar ajo.
Jasmin përkrah fuqishëm ato vajza që nuk dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale para martesës, duke shtuar se edhe ajo dikur mendonte ashtu.
“Ëndërroja ta gjej të duhurin që mund t’ia fali virgjërinë time, por më nuk dua të pres. Për këtë arsye kam zgjedhur këtë mënyrë, dhe jam e lumtur dhe e kënaqur me vendimin tim”, ka shtuar Jasmin.
Jasmin është edhe një vajzë tjetër që ka vendosur që virgjërinë ta shes në internet. “Blerësit” potencial mund të lexojnë në ueb-faqe, që Jasmin është e gjatë 176 centimetra dhe i ka 52 kilogramë. Thuhet se i ka gjinjtë natyral dhe se i pëlqen të udhëtojë dhe të shikojë filma. /Telegrafi/