Gjatë ditës së sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up” ku është shprehur për karrierën e saj dhe jo vetëm. Elena u pyet se çfarë mendon për atë që thuhet shpesh, se modelet e suksesshme bëjnë gjithçka për famën, duke qenë kështu edhe eskorta të pasanikëve.
“E kam thënë edhe në një moment, intervistë tjetër se ka një ndryshim shumë të madh mes modeleve profesioniste, të “Instagram”-it dhe atyre të vetëshpallura”, tha ajo.
Gjithashtu Lika u pyet se cila ishte shifra më e madhe që ka marrë për një set fotografik. “Nëse e menaxhon mirë veten, ose ke një menaxher të mirë si modele, e në qoftë se di ti menaxhosh edhe lekët mirë, mund të jetosh edhe mire. Pagesat mbi 1 mijë euro për një set,”-përfundon modelja./Gazeta Express/

















