Pushuesit që po lundronin me kajakë në një bregdet të Kanadasë, mbetën të hutuar nga një balenë gjigante, që u shfaq papritmas për të zënë prenë.
Foka po qëndronte qetë në sipërfaqe, kur grabitqari doli prej thellësie dhe e gllabëroi me nofullën e fuqishme, transmeton Telegrafi.
E tërë ngjarja, mes sulmuesit dhe presë u zhvillua brenda tri sekondash.
“Atë ditë kam parë shumë balena, që hidhësish në sipërfaqe, por larg meje. Kjo ishte masive dhe dukej sikur po e hante drekën para meje”, ka qenë përshkrimi i videos.
Njohësit e gjallesave detare, kanë thënë se kjo është një ngjarje e rrallë që nuk mund të shihet shpesh nga njerëzit. /Telegrafi/