Një person është arrestuar në Prizren për zjarrvënie të një makine e cila ndodhej në parking.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por viktima ka arritur që vetë ta lokalizojë e ta fikë zjarrin.
Sipas raportit të policisë dëmet nga zjarri në veturë janë të konsiderueshme.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./Kallxo.com/

















