Dillian Whyte duket se është motivuar shumë nga fitorja kundër Lucas Browne.
Numri një në peshat e rënda për WBC tani dëshiron të përballet me kampionin Deontay Wilder.
“Do të ulem me atë të flas. E di që njerëzit mendojnë se jam kafshë, por unë do ulem me atë dhe do flasim”.
“Nuk ka asnjë arsye pse ai mos të pranojë përballjen me mua. Jam duke i ofruar kushte të mira dhe do të jetë një meç i mirë”.
Whyte duke i dhënë një goditje në fytyrë Brownes në O2 Arena (Foto: /Getty Images)
“Ne do të mbushim arenat. Ai ka pasur vështirësi t’i mbush ato në vendlindjen e tij. Nuk jam kampion bote, por kam mbushur O2”, ka thënë Whyte.
Whyte është britanik dhe në Arenën O2 të Londrës (kapaciteti i së cilës është 20 mijë ulëse) ka zhvilluar disa përballje.
Wilder së fundi fitoi ndaj Luis Oriz dhe me rekordin e të pamposhturit (40 fitore, 39 me nokaut, asnjë humbje) dëshiron vetëm Anthony Joshuan.
12 dhjetor 2015: Joshua duke ecur plot mburrje pasi kishte nokautuar Whyten në rundin e shtatë (Foto: Getty Images)
Whyte 24 meçet si profesionit ka 23 fitore (17 me nokaut) dhe vetëm një humbje, atë ndaj Joshuas në dhjetorin e 2015.
Deri më tani Wilder nuk i është përgjigjur ftesës së Whyte dhe me shumë mundësi do të injorojë. /Telegrafi/

















