Reperi ishte sulmuar nga katër persona tre ditë më parë, ndërsa të nesërmen ai u dërgua në mbajtje prej 48 orësh, shkruan lajmi.net.
Por, dje ai menaxheri i tij, Met Elshani dhe truproja e tyre janë liruar nga mbajtja, këtë gjë e ka konfirmuar vetë Fero përmes rrjeteve sociale.
Më vonë, ai publikoi një video në të cilën tregoi prapaskenat e realizimit të klipit të “Gang Gang”, ndërsa zbuloi edhe titullin e këngës së re.
“???? tash po vjen “Veni Par””, ka shkruar ai mbi postimin që bëri në Instagram.


















