Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi në një deklaratë për media, ka thënë se do të votojë për nëse demarkacioni varet nga vota e tij, por ka shtuar se nëse do të jenë mbi 80 vota, do të abstenojë.
“Jam në mes të një dileme të madhe. Në mes të izolimit personal dhe për lirinë e njerëzve. Unë jetoj në Rugovë, rugovasit janë kundër demarkacionit. Më kanë kërcënuar, por kërcënimin individual timin nuk e kam dert, por më kërcënuan familjen. Kjo ka qenë arsyeja që kam shtyrë qëndrimin”, ka thënë Kelmendi.
“Nëse janë më shumë se 80 vota unë do të abstenoj, nëse janë më pak do të votoj për”, ka thënë ai./koha.net/