U tha se u nda Danjeli dhe Fotini, të afërmit flasin të dëshpëruar

E publikuar: 21/03/2018 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por me sa duket Danjel dhe Fotini, fituesit  e BB9 nuk  janë ndarë. 

Ky lajm erdhi pikërisht në një kohë kur çifti pritej që të bënin dasmën e shumëpërfolur, në muajin maj.

Por çfarë ka ndodhur vërtet me çiftin e preferuar të shqiptarëve, Danjel e Fotini? 

Të afërm të Danjelit janë shprehur për “Xing.al” të trishtuar për lajmet që kanë qarkulluar  për ndarjen.

Ata kanë sqaruar se diçka e tillë nuk është e vërtet dhe çifti vazhdon të jenë bashkë.

Siç duket mbyllja e Instagramit të tyre të përbashkët, ka qenë thjesht një veprim për të shijuar jetën e tyre në privatësi, pa postime apo statuse të cilat e vinin shpesh çiftin në qendër të vëmendjes.