Mohamed Salah është lojtari i momentit në Evropë, por në Egjipti janë duke iu gëzuar dhe përfituar nga kjo.
Në Egjipt e duan shumë, pasi ai e ka dërguar me golat e tij kombëtaren në Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi.
Së fundi Salah është bërë edhe imazhi i Vodafone Egjipt dhe kompania telefonike ka një super ofertë për klientët e saj.
Salah gjatë prezantimit te kjo kompani
Për çdo gol të shënuar nga Salah, të gjithë abonentët e Vodafone Egjipt përfitojnë 11 minuta komunikim falas.
Minutat janë të njëjtë me numrin e fanellës që bartë lojtari.
Me ritmin aktual egjiptianët do të kenë shumë minuta falas për të folur.
Salah gjithmonë i buzëqeshur
Vetëm nga kjo fundjavë abonentët kanë përfituar nga 44 minuta falas.
Salah pas formës së tij është kthyer në objektiv të shumë klubeve të mëdha. /Telegrafi/

















