Paul Pogba ka thënë se do të ishte kënaqësi nëse në të ardhmen do t’i jepej mundësia të luante me Neymarin në të njëjtën skuadër.
Sulmuesi brazilian theu rekordin e mesfushorit të Manchester Unitedit kur u transferua te Paris Saint-Germaini duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori.
(Foto: Getty Images)
Ndërsa francezi 25 vjeçar ka simpati për lojën e brazilianit 26 vjeçar, i cili aktualisht është duke u rikuperuar nga një frakturë në ashtin metatarsal të këmbës së djathtë.
“Po, Neymari. Më pëlqen. Ai e ka definicionin e lumturisë në fushë”, ka thënë Pogba për kanalin televiziv argjentinas, TyC Sports.
(Foto: Getty Images)
“Në Brazil, futbolli është gjithçka, është jetë në Brazil. Të gjithë luajnë futboll. Më pëlqen ta shoh duke luajtur në fushë, me teknikën dhe aftësitë e tij. Është një stil tjetër”.
“Kur e thua fjalën ‘Neymar’ anekënd botës, të gjithë e dinë se kush është ai dhe çfarë bën. Prandaj, nëse do të luaja me të një ditë, do të ishte kënaqësi”, ka theksuar francezi.
(Foto: Getty Images)
Gjatë intervistës, Pogba ka treguar edhe për futbollistët tjerë, të cilët i ka shikuar kur ka qenë i vogël dhe ata që i shikon tash. /Telegrafi/

















