Tri vajza kanë penguar ministren e Integrimeve Dhurata Hoxha që të mbajë fjalimin e saj në aktivitetin që po mbahet sot në “Javën e Gruas”.
Derisa ministrja Hoxha po e merrte fjalën në këtë aktivitet me temën lufta kundër korrupsionit fjalimi i saj u pengua nga tri vajza të cilët në dorë po mbanin një pankartë më mbishkrimin “Dhurata je përly në krimin që e ke kryer”.
Në pankartë ishte edhe fotografia e aktivistit të VV-së Astrit Dehari i cili ka vdekur në rrethana të pasqaruara në burgun e Prizrenit.
Në këtë kohë Hoxha ka qenë ministre e Drejtësisë e që VV vazhdimisht ka kërkuar përgjegjësi nga ajo për vdekjen e Deharit.
Tri vajzat janë larguar nga salla nga sigurimi, ku po mbahet aktiviteti.