Vjen dhe goli i parë i Shalës te Lyngby Bldklub në Danimarkë

E publikuar: 19/03/2018 00:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas paraqitjeve të mirë në mesfushë, erdhi dhe goli për Herolind Shalën me fanellën e Lyngby Bldklub.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shënoi nga pika e bardhë (69′) dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi, por në fund ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Në Superligën e Danimarkës, skuadra e shqiptarit renditet në vendin e 12-të, por ende me shpresë që ka kualitet për të vazhduar ne ligën elitare të futbollit danez.

Pas ndeshjes 26-vjeçari ka postuar videon e golit në Instagram, ku është shprehur i lumtur.

“I lumtur me golin tim të parë për Lyngby BK. Duhet të vazhdojmë”.

Në sezonin 2016/17, Shala ishe i huazuar te Kasimpasa në Turqi, por për shkak të minutave të pakët ai kërkoi largimin.

Ai ishte nën pronësi të Sparta Pragës, ku u paraqit vetëm në tri ndeshje.

Por, pavarësisht ecurisë jo të mirë me klube, Shala ka qenë një lider në mesfushën e Kosovës së bashku me Hekuran Kryeziun. /Telegrafi/