Sulmon Policin pas Gjobës për Kundërvajtje në Trafik

E publikuar: 18/03/2018 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur në rr. “Hasan Prishtina”, në Obiliq, të premten rreth orës 23:00.

Policia njofton se i dyshuari pas pranimit të një kundërvajtjeje ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si sulm ndaj personi zyrtar.