Juventusi është ndalur në udhëtim te Spali, pasi kanë barazuar pa gola 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.
Zonja e Vjetër është ndalur me barazim nga Spali pas 12 fitoreve radhazi në kampionatin italian.
Sulmuesit e Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, por edhe Mario Mandzukic dështuan të gjejnë rrugën e golit në këtë ndeshje.
Është pikërisht sulmuesi argjentinas, Higuain dhe mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, të cilët patën notat më të ulëta tek Juventusi, me notë 6.3, respektivisht 6.4.
Higuain ishte i padukshëm në këtë ndeshje (Getty Images)
Në këtë ndeshje vetëm sulmuesi i vendasve, Alberto Paloschi, pati notë me të vogël 6.1, ndërsa nota më e lartë e ndeshjes shkoi për Mateo De Sciglion, i cili u notua me 7.6. /Telegrafi/
SPAL:
Meret dhe Felipe ishin më të vlerësuarit te Spali
Juventus:
Te Juve dështuan edhe Asamoah dhe Matuidi

















