Në botën e futbollit gjithmonë ka talentë të cilët synojnë majat, mirëpo Cristiano Ronaldo nuk mendon se dikush do të arrijë nivelet e tij.
Superylli i Real Madridit konsideron se arritjet dhe stili i tij i lojës janë unikë dhe të paarritshëm.
(Foto: Getty Images)
“Në fillim kam ëndërruar të bëhesha lojtari më i mirë në botë”, ka shpjeguar futbollisti në një reklamë më të re për Nike.
“Miqtë e mi më shikonin duke më thënë: ‘Cfarë po thua?’. Luaja për qejf, mirëpo në mendjen time e dija që kam potencial dhe gjithçka nisi në Mançester”.
“Nuk shoh shumë njerëz që e kanë talentin tim, përkushtimin tim, etikën time të punës. Askush nuk do të mund të krahasohet me mua, askush nuk do të mund të jetë Cristiano Ronaldo”.
(Foto: Getty Images)
“Do të jesh vetvetja dhe unë do të jem vetvetja”, ishin fjalët e CR7 në lansimin e këpucëve të reja.
Ronaldo është padyshim një prej më të mirëve në histori që kanë luajtur futboll dhe ka fituar thuajse gjithçka që mund të ëndërrojë një lojtar. E vetmja kupë e rëndësishme që nuk e ka ngritur është Kupa e Botës. /Telegrafi/

















