Të dhënat e Komunës së Prishtinës tregojnë për një kuotë jo proporcionale në personelin arsimore te nivelit të ulët për vitin 2017-20178, shkruan lajmi.net.
Gjithsej personel arsimore në shkollat fillore në Prishtinë janë 2024. Në këtë shifër janë të përfshirë 1439 femra, ndërsa burra janë 584. Veçmas, mësimdhënës janë 1285 femra, ndërsa burra 341 mësimdhënës
P.sh, vetëm në shkollën “Naim Frashri” janë 54 gra mësimdhënës gra, e 7 burra, apo në shkollën “Pavarësia”, 46 gra e 4 burra. Në “7Marsi”, janë 2 mësimdhënës burra e 22 gra, ndërsa në “Pjetër Bogdani”, 40 gra e 2 burra, etj.
Njëqind për qind janë gra personeli i edukativ në çerdhet publike të Prishtinës, me gjithsejtë 192. Pake burra janë në personelin ndihmës.
Kuotë pak më e balancuar paraqitet tek shkollat e mesme. 793 është numri i personelit në këto shkolla, me 440 gra e 353 burra. Veçmas, mësimdhënës janë 638, nga kjo shifër gra janë 399, burra 239. Në shkollat e mesme diferencën e burrave e ka bërë vetëm shkolla “Alaudinë”, ku janë të punësuar 32 mësimdhënës burra e vetëm 2 gra. 17 me 17 janë në shkollën “Eqrem Qabej”. /Lajmi.net/