Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Bosnja duhet ta njohë Kosovën dhe vizat duhet të hiqen mes nesh.
Kështu ka thënë Pacolli në intervistën për gazetën ditore të Bosnjës “Dnevni Avaz”, ku ka theksuar se SHBA gjithmonë kanë mbrojtur të drejtat universale të popujve, gjegjësisht edhe të Kosovës.
“Serbët e Bosnjës nuk mund të jenë ‘më katolikë se Papa’, se Serbia vetë”, ka thënë ai në këtë intervistë.
















