Habit Arilena: Edhe kur jam jashtë shtetit maskohem!

E publikuar: 16/03/2018 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Padiskutim që një tjetër arritje e saj është edhe pjesëmarrja në koncertin “Europa Plus Live” në Moskë, ku interpretoi krah artisteve ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.Por në “Lart e Poshtë” Arilena Ara ka dhënë një intervistë, pasi përmbylli koncertin në sheshin “Dëshmorët e Kombit” me rastin e Ditës së Verës. 

Nder te tjera Ara ka theksuar se sa i perket jetes private tregohet gjithnje mjaft e rezervuar, madje edhe kur ndodhet jashte vendit ajo maskohet: 

“Unë jam aq e çmendur dhe aq e rezervuar sa edhe kur jam jashtë Shqipërie që jo domosdoshmërisht duhet të ruaj veten, të vishem e të maskohem e bëj. Nuk mund të them që më ka marrë malli, sepse ka momente që festat private i kaloj me miqtë dhe njerëzit që dua, kështu që jeta që bëj është e bukur sepse është e mbushur me muzikë dhe ja vlen çdo sakrificë,”-perfundon kengetarja e njohur. Revista who