Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit është pyetur në lidhje me Demarkacionin. Pyetje e bërë nga deputetja e VV-së, Fitore Pacolli.
Haradinaj ka thënë se me marrëveshjen ndërmjet dy presidentëve, pra Thaçit dhe Vujanoviqit ka bërë që marrëveshja pastaj të korrigjohet.
“Ne mendojmë se fakti që kemi një marrëveshje mes dy presidentëve, kemi mbërri një koncensus që të gjithë të bijnë dakord për korrigjim. Kjo është edhe arsyeja që ju lus juve deputetëve të VV-së që ta votoni Demarkacionin”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net
“Nuk mendoj që po bëjmë precedane të gabuara apo sa për viza. Ne përfitojmë edhe të drejtën për territor por edhe të drejtën e qytetarëve për të lëvizur lirshëm”, tha Haradinaj.
Ai kërkoi disa herë nga deputetët shqiptarë të VV-së dhe ata të pavarur që ta votojnë, pasi pretendon se nuk është e njejta marrëveshje si para 3 vitesh.
Ndryshe seanca për Demarkacionin do të mbahet të martën nga ora 16:00.

















