Gjatë pesë ditëve së punës, sidomos, shumë punëtorë ëndërrojnë që të kenë mundësi që të shkojnë në udhëtime në mbarë botën.
Dhe, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo është vetëm ajo që menaxherja e marketingut Marion Henry dhe inxhinieri civil Florian Fradet, të dy 25, vendosën të bënin kur i braktisën vendet e tyre të punës për një “jetë rrugëve”.
Çifti thuhet se përdorën të gjitha kursimet e tyre në konvertimin e një furgoni të vjetër Ford Transit dhe po udhëtojnë nëpër Evropë, bashkë me macen e tyre Sacha dhe qenin Lewis.
Një gjë e tillë, siç thuhet më tej, çiftit i mori rreth 5 mijë euro për të transformuar furgonin.
Çifti francez, nga LaRochelle, deri më tani ka vizituar Zvicrën, Jugun e Francës, Anglinë, Skocinë, Uellsin, Gjermaninë, Austrinë dhe Slloveninë.
Gjithashtu ata planifikojnë të vizitojnë Kroacinë dhe Italinë përpara se të kthehen në Francë në shtator dhe Florian thotë se ishte një udhëtim i shkurtër në Zvicër që i frymëzoi ata të lënë vendet e tyre të punës dhe të bëjnë një “jetë rrugëve”.
“Të jetosh në një furgon është sikur të jetosh në një shtëpi, por gjithçka është më e vogël. Ne duhet të gatuajmë, të rregullojmë furgonin, të marrim qenin për një shëtitje etj”, ka thënë Florian. /Telegrafi/