Eni Koçi paralajmëron diçka ndryshe…

E publikuar: 15/03/2018 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Eni, e cila ka publikuar në rrjete sociale një shkrim ku shprehet se është duke punuar për një këngë të re, ndryshe nga stili i saj deri tani.

“Një këngë ndryshe vjen nga unë. Si asnjëherë tjetër plot ndjenja dhe emocione. Shoqëruar nga A.Stafa në kitarë, këngë ju dedikohet të gjitha vajzave që kane lënë kohë të vështira pas ose tani kalojnë në to. Së shpejti. Urime për ditët e mira”,-përfundon Eni në rrjete sociale. Ende nuk dihet se kur do të publikojë Koçi këtë produksion të ri që po përgatit./Gazeta Express/