Kjo është aktivistja e VV’së që tha se Faton Topalli e ka dashnore një deputete

E publikuar: 15/03/2018 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi deputeti i Vetëvendosjes Faton Topalli kishte folur në Kuvend lidhur me përfshirjën e grave nëpër bordet e ndërmarrjeve private, ka reaguar aktivistja e VV’së Diellëz Arifi, e cila i ka përmendur deputetit një aferë që, sipas saj, ai e ka me një nga deputetet në Kuvendin e Kosovës.

Diellëz Arifi, e cila është motra e aktivistit Atdhe Arifit, i akuzuar për gjuajtjen ne Kuvendit me zoljë, ka shkruar sot në Facebook se deputeti Topalli ka lidhje dashurie me një deputete, së cilës nuk ia ka përmendur emrin.

Ajo thotë se para se deputeti Topalli të flasë për barazinë gjinore, këtë ta fillojë nga gruaja e tij.

“Faton Topalli po flet për barazinë gjinore por kishte qenë mirë që ta fillojë nga shtëpia e vet, ta trajtojë gruan e tij me dinjitet. Apo ndoshta e konsideron që duke ia bërë një ortake deputete i kontribuon barazisë gjinore?? Hipokritët janë t’padurueshëm”, ka shkruar Arifi.

Faton Topalli është një nga 12 deputetët e dorëhequr të Vetëvendosjes, të cilët tanimë kanë krijuar edhe Grupin e Ri parlamentar./Gazeta Express/