Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hezituar të bëjë paralele mes 13 deputetëve të dorëhequr dhe pushtetarëve.
“Ata janë pa qëndrime zyrtare, njësoj si pushtetarët dhe politikanët e vjetër, që improvizojnë me veten e me Kosovën, në dëm të popullit”, thuhet në reagimin e VV-së.
Nga të dorëhequrit, 12 prej tyre formuan grup të ri parlamentar duke e quajtur “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.
Por Vetëvendosje thotë se ata mund të jenë të pavarur vetëm nga vetvetja, duke shtuar se mes tyre ka dallime të mëdha.
“Ky grup pa tekst e pa qëndrime dëshmon edhe për faktin se kemi të bëjmë me individë që kanë dallime të mëdha me njëri-tjetrin, të cilët të pavarur janë vetëm nga vetvetja”, thuhet më tej në reagim./Insajderi.com

















