Qytetarët e një komune të Estonisë kanë zgjedhur që gjethja e kanabisit të jetë stemë dhe simbol në flamurin e tyre të ri.
Komuna e Kanepit në Estoninë jug-lindore u krijua në korrik të vitit të kaluar përmes bashkimit të tre rretheve dhe si pasojë e ndryshimeve të pushtetit vendor, banorëve iu dha mundësia të votonin për një simbol të ri për të përfaqësuar qarkun, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Kryebashkiaku Andrus Seeme u tha mediave lokale se dizajni mori 12 mijë nga gjithsej 15 mijë vota dhe tha se ai do të respektojë vullnetin e qytetarëve.
Kanabisi është i paligjshëm në Estoni, megjithatë, zyrtari i qeverisë Gert Uiboaed, thotë se askush nuk do të qëndrojë në ndonjë mënyrë të autoritetit lokal nëse duan të përdorin simbolizmin me kanabis.
Kanep është fjala në gjuhën estoneze për kanabisin. /Telegrafi/