Ministria e Infrastrukturës Investon Mbi 3 Milionë Euro në Obiliq

E publikuar: 13/03/2018 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

3 milionë e 300 mijë euro kanë vlerë projektet e Ministrisë së Infrastrukturës nga të cilat do të përfitojë Komuna e Obiliqit.

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ka pritur sot në takim Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj.

Gjatë këtij takimi kryetari dhe ministri kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projekteve infrastrukturore në vlerë 3 milionë e 300 mijë euro.

M këto para do të rregullohet sheshi i Obiliqit, do të ndodhë ndërtimi i infrastrukturës në Lagjen “Hade e Re” dhe në fshatin Shkabaj si dhe do të bëhet asfaltimi i rrugës Palaj – Lajthishtë – Siboc – Hamidi – Plemetin.

Pas nënshkrimit të memorandumit ministri Pal Lekaj tha se Ministria e Infrastrukturës do të mbështesë projektet infrastrukturore që kanë impakt direkt në jetën e qytetarëve të Komunës së Obiliqit.

Ndërsa kryetari Xhafer Gashi tha se beson në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional edhe në projekte të tjera të natyrës së tillë./kallxo.com/