Veseli takohet me deputetët e Listës Serbe

E publikuar: 13/03/2018 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli në këto momente është në një takim me deputetët e Listës Serbe.

Këtë e konfirmojnë edhe nga kabineti i kryetarit Veseli të cilët bëjnë me dije se ka filluar takimi i Veselit me deputetët e Listës Serbe.

Takimi mes Veselit dhe deputetëve serbë po bëhet për t’i bindur ata ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

Ishte kryetari i Kuvendit ai që mbrëmë tha se tashmë i kanë votat për ta votuar këtë projektligj./rtklive/