Haradinaj thotë se praktikën e bojkotimit të seancave e solli opozita

E publikuar: 13/03/2018 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës ,Ramush Haradinaj në debatin në Kuvend ka akuzuar partitë opozitare se po bëjnë opozitarizëm të pakuptimtë.
Madje ai ka thënë se praktiken e bojkotimit të seancave dhe pamundësinë për ta bërë kuorumin në Kuvend e ka sjellë vetë opozita.

Ai ka thënë se këtë gjë e ka parë në disa raste, raporton lajmi.net.

Kryeministri ka thënë se partitë opozitare duhet të merren me tema më aktuale.

Duke ju referuar pikës për interpelancë për rritjen e pagave ai ka thënë se lënda është në Gjykatën Kushtetuese dhe se duhet pritur vendimin e saj./Lajmi.net/