Një kompleks gjigant ndryshe i njohur si “bunkeri për fundin e botës” me madhësi të një qyteti, mund t’ia shpëtojë jetën 10 mijë personave nga lufta bërthamore, virusi vdekjeprurës apo goditja e ndonjë asteroidi, kështu pretendon ideatori dhe njeriu që e ndërtoi.
Qindra bunkerë ushtarakë të mbushur me beton në Dakodën e Jugut të SHBA-ve, janë duke u shndërruar në strehimore për mbijetesë në rast të apokalipsit, transmeton Telegrafi.
Kompania Vivos që ndërton strehimore nëntokësore në rast të ndonjë lufte bërthamore, është duke e shndërruar ish-bazën ushtarake prej 46 kilometra katrorë në një bunker gjigant.
Ai është sa një e treta e Manhattan të Neë York-ut, dhe për t’u futur në të duhet të kaloni përmes dyerve të rënda. Nga jashtë nuk duket diçka spektaklore, por posa të futeni brenda do ta kuptoni se ka dhoma shumë të bukura.
Brenda tyre nuk mungojnë shtretërit, tavolina por edhe pikturat në mur. Në videon e publikuar më poshtë shfaqet njëri nga këta bunkerë, ku një pjesëtarë i kompanisë Vivos e përshkruan si “shpëtim për njerëzimin”.
“Polica e sigurimit për njerëzimin janë këta bunkerë. Ndërtimi i një bunkeri të tillë kushton 25 mijë dollarë, dhe lirisht mund të thuhet se nuk është shtrenjtë për faktin se ua shpëton jetën”, ka deklaruar punonjësi i kompanisë.
Ai gjithashtu pranoi se bunkerët janë mjaftueshëm të mëdhenj, dhe 575 tjerë janë në fazën e transformimit, që do të thotë se nga 6 deri në 10 mijë qytetarë mund të shpëtojnë. /Telegrafi/